
Protesta “Jo në emrin tim” do të vazhdojë sonte për natën e 11-të me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Aktori Adrian Morina, gazetari Arsim Lani, Fahri Fazliu i Ri dhe sopranoja Arta Jashari do të jenë pjesë e programit, i cili nis nga ora 21:00.
Programi do të hapet me Betimin e Ushtarit të UÇK-së, të cilin do ta thotë veterani Halit Zogaj.
Para të pranishmëve do të flasin edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, si dhe Olsa Hyseni, nxënëse e gjimnazit “Sami Frashëri”.
Gjatë mbrëmjes është paraparë të shfaqet edhe videoja “Rrëfimi i ushtarit”.
Me fjalime para protestuesve do të paraqiten aktori Adrian Morina, gazetari Arsim Lani dhe Fahri Fazliu i Ri, nip i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu.
Në pjesën artistike të programit, sopranoja Arta Jashari do të interpretojë këngën “Jam Kosova e Shqiptarisë”.



