
Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, ka komentuar protestat në lidhje me kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Speciale, e cila shpalli një aktgjykim dënues ditë më parë.
Sipas Hoxhajt, gjenerata e re po i sheh këto protesta si një testament të atdhedashurisë.
Tutje, Hoxhaj vlerësoi se po krijohet një ndjenjë e re e patriotizmit.
“Po shoh se këtu po krijohet një ndjenjë e re e patriotizmit. Ftoj secilin që më 1 tetor t’i bashkohet këtij marshi. Sa më shumë që të mobilizohemi, të jemi solidarë, ta duam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ta mbrojmë dinjitetin tonë, aq më shumë duhet të bindemi se ajo që na e solli lirinë është gjëja dhe vlera jonë më e shenjtë”, deklaroi ai.



