Kongresisti amerikan: Vuçiqi dhe partia e tij e korruptuar janë kundër qytetërimit perëndimor

Joe Wilson, kongresmen amerikan nga Partia Republikane, ka publikuar në “X” letrën e tij, të cilën ia dërgoi Manfred Weberit, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Evropiane.

Në mbishkrimin në “X”, kongresisti republikan ka kritikuar Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë, dhe partinë e tij.

Ai ka vlerësuar se Vuçiqi dhe partia e tij, SNS, janë kundër qytetërimit perëndimor.

“Isha mirënjohës që pata mundësinë t’ia dërgoj këtë letër presidentit të EPP-së, Manfred Ëeber. Vuçiqi dhe partia e tij e korruptuar dhe autoritare janë kundër qytetërimit perëndimor dhe nuk duhet të kenë asnjë lidhje me EPP-në. Evropa duhet të zgjohet përballë manipulimit të zgjedhjeve nga Vuçiqi dhe të insistojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi” – ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.