
Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë, është pyetur në lidhje me kërkesën për dorëheqjen e saj, e cila u shtruar nga Hysni Gucati, drejtues i OVL e UÇK-së, në një fjalim në protestën e javës së kaluar.
Gërvalla nuk ka komentuar kërkesën, duke vlerësuar se secili qytetar ka të drejtë të shpreh mendimin e tij.
“Është e drejtë e secilit qytetar të kërkojë dorëheqjen e një ministri. Nuk i komentoj kërkesat për dorëheqje. Nuk ia ndaloj fjalën askujt”, ka deklaruar ajo.



