
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje të dielën nga posti i kreut të shtetit, duke i dhënë fund mandatit të tij para kohe. Lajmi është konfirmuar edhe nga Reuters dhe mediat serbe.
Vuçiq e ka nënshkruar dorëheqjen në Presidencën e Serbisë, pas një adresimi publik. Ai ka deklaruar se dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare si qytetar dhe të vazhdojë angazhimin e tij politik.
Pas dorëheqjes së tij, detyrën e presidentit do ta ushtrojë përkohësisht kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq. Vuçiq ka bërë të ditur se dorëzimi i detyrës do të bëhet të hënën në mëngjes.
Serbia tani duhet të organizojë zgjedhje të reja presidenciale, të cilat pritet të mbahen deri në fund të dhjetorit.
Më herët gjatë ditës, Vuçiq kishte paralajmëruar gjithashtu vendime për falje dhe amnisti për persona të përfshirë në ngjarjet politike dhe protestat gjatë një viti e gjysmë të fundit.
Dorëheqja vjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi. Vuçiq kishte bërë të ditur më herët se synon të garojë për postin e kryeministrit.



