Ndeshja Austri – Kosovë, “Dardanët” kërkojnë fitoren e dytë në grup

Kombëtarja e Kosovës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e sontme ndaj Austrisë, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës B të Kombeve.

Përzgjedhësi Franco Foda ka ruajtur në masë të madhe formacionin që fitoi 1:0 ndaj Irlandës në Prishtinë. 

Në formacion janë bërë dy ndryshime. Ron Raçi do të luajë në vend të Albian Hajdarit, ndërsa Ermal Krasniqi do ta nisë ndeshjen në vend të Edon Zhegrovës.

Kosova: Muriç; Dellova, I. Krasniqi, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; E. Krasniqi, Muriqi, Zabërgja.

Austria: Zawieztchisky; Veratschnig, Affengruber, Danso, Wöber; Schlager, Seiwald; Wimmer, Wanner, Schmid; Adamu.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë dhe nis në orën 18:00. Kosova dhe Austria e kanë nisur edicionin me nga një fitore. 

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.