”Dardanët” nuk fitojnë, Kosova mposhtet nga Austria me rezultat 3:1

Kombëtarja e Kosovës është mposhtuar nga Austria në Vjenë në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.

Rezultati final ishte 3:1 për Austrinë, duke bërë që Kosova të shijojë humbjen e parë në këtë garë.

Austria golin e parë e shënoi në minutën e 23-të të ndeshjes përmes David Affengruber.

Ndërsa Junior Adamu shënoi për 2-0 pak sekonda para se të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Carney Chukwuemeka shënoi për 3-0, pas një gabimi në mbrojtjen kosovare.

Kosova e zvogëloi epërsinë e Austrisë përmes Edon Zhegrovës, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutë e 83-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.