Diaspora serbe në New York me bilborde kundër Kurtit dhe Kosovës

Aleks Mitroviq: Amerikanët nuk janë mjaftueshëm të njohur me gjendjen e vështirë të serbëve në Kosovë.

Tre kamionë me mesazhe kundër Kosovës dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, janë parë duke qarkulluar në rrugët përreth selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

banner

Sipas mediumit serb Blic, aksioni është organizuar nga diaspora serbe në SHBA, e cila synon të tërheqë vëmendjen ndaj, siç thonë ata, “gjendjes së vështirë të serbëve në Kosovë”.

Në kamionët propagandues u shfaqën bilborde me akuza për krime të pretenduara të UÇK-së dhe mesazhe se serbët në Kosovë po përballen me presion të vazhdueshëm nga institucionet e udhëhequra nga Kurti.

Duke folur në emër të diasporës, Aleks Mitroviq tha se qëllimi i tyre është të nxjerrin në pah situatën reale:

“Amerikanët nuk janë mjaftueshëm të njohur me gjendjen e vështirë të serbëve në Kosovë. Dje presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në fjalimin e tij tha se çështja e Kosovës është zgjidhur. Megjithatë, sot jemi para OKB-së për të treguar se gjendja e rëndë e serbëve vazhdon”, u shpreh ai.

Mitroviq theksoi se kjo është hera e dytë që organizohet një aksion i tillë, me synimin për të “rritur ndërgjegjësimin e amerikanëve dhe ndërkombëtarëve” për gjendjen e serbëve në Kosovë.

Ndërkohë, pas kthimit nga një vizitë në Kosovë, kryeministri në detyrë Albin Kurti është nisur drejt SHBA-së për takime zyrtare, por agjenda e plotë e vizitës së tij ende nuk është bërë e ditur.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.