
PDK-ja është mbledhur nga ora 14:00 për të diskutuar situatën e tanishme politike, kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në skadimin e votimit të presidentit, që në rast dështimit do të nënkuptonte zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.
Takimi i Kryesisë dhe po ashtu Grupit Parlamentar vjen vetëm një ditë pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, zhvilloi takimin e radhës me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti.
Është raportuar se Hamza do të deklarohet pas mbledhjes.



