
Zana Avdiu, analiste në “Pressing” dhe autore e emisonit feminist “Zanat”, ka kritikuar PDK-në në lidhje me situatën e krijuar rreth votimit të projektligjit për Gjykatën Speciale dhe presidentit.
Sipas Avdiut, nëse PDK-ja e ka prioritet projektligjin, atëherë le ta votojnë presidentin, transmeton Gazeta Politika.
Postimi i plotë:
Nese PDK-ja e ka prioritet mbi prioritete ligjin per Gjykaten Speciale, atehere le ta votoje presidentin qe e propozon VV-ja, pa naze, dhe le ta beje nje marreveshje shpejt e shpejt.
Jo njehere ligjin, pastaj presidentin, me kalkulime e lojna, e me prit qe Albini me ra ne kurth.
Albin Kurtin nuk mundemi me e mujte me kalkulime te tilla. Se, fundja, me keto kalkulime ju ka mujte Vetevendosja, se paku qe 10 vjet.
Pak ma origjinal, ju lutem!



