
Vigan Qorrolli, deputet i VV-së, ka njoftuar se nesër në ora 8:00 do të mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, të cilin e kryeson.
Qorrolli ka shkruar në Facebok se aty do të shqyrtohet projektligji për plotësim-ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, të cilën e ka niusr PDK-ja.
Postimi i plotë:
NJOFTIM INSTITUCIONAL
Të hënën, më 5 tetor 2026, në ora 08:00, në sallën N-10, do të mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion.
Në rend të ditës është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas ngarkimit të Komisionit me shqyrtimin e tij.
Mbledhja do t’i kushtohet shqyrtimit të Projektligjit dhe aspekteve të tij juridike, në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat e Kuvendit.
Ftohen deputetët dhe mediat që të marrin pjesë në këtë mbledhje!
Me respekt,
Kryetar i Komisionit



