
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të shkojë në Kuvend dhe të votojë në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Albin, eja në Kuvend. Ndali lojërat. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se kanë mbetur edhe pak orë, ndërsa PDK-ja po pret në Kuvend Kurtin dhe deputetët që e mbështetën projektligjin në lexim të parë.
“Ne jemi në Kuvend. Po ju presim, ju dhe të gjithë 91 deputetët që e votuan ligjin në lexim të parë. Eja dhe votoje ligjin”, ka deklaruar ajo.
Sipas Çitakut, votimi i ndryshimeve nuk duhet parë si favor ndaj PDK-së.
“Ky nuk është një favor për PDK-në. Është detyrim dhe nder për secilin prej nesh që ta mbrojmë UÇK-në, të kaluarën tonë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar ajo.
“Mos vono më. Eja në Kuvend. Votoje ligjin. Pa vonesë”, ka përfunduar



