Kurti uron presidente e re: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka uruar presidente e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Kurti ka vlerësuar se do të punojë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.

Postimi i plotë:

Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile.

Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.

Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!

Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.