
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka uruar presidente e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Kurti ka vlerësuar se do të punojë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.
Postimi i plotë:
Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile.
Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.
Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!
Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!


