Shiroka-Pula takohet me shefin e AKI-së, flasin “për sigurinë aktuale” në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka – Pula ka pritur në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin, i cili e ka uruar për marrjen  e detyrës.

Gjatë këtij takimi, Ajeti e ka njoftuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.

Në këtë takim është diskutuar edhe për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

“Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës.Gjatë takimit, Ajeti e ka njoftuar Presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare, ndërsa është diskutuar edhe për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës./teve1.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.