
Lutfi Haziri ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se një vendim të tillë do ta shqyrtojë vetëm nëse ka kërkesë nga votuesit e partisë dhe rugovistët.
Në një intervistë për Blic Interview, Haziri ka bërë të ditur se zgjedhjet e brendshme në LDK pritet të mbahen shumë shpejt, ndërsa ka paralajmëruar se gara për kryetar mund të jetë e hapur për disa kandidatë potencialë.
I pyetur nëse do të jetë pjesë e garës për drejtimin e partisë, Haziri ka theksuar se nuk do të ndërmarrë një hap të tillë pa pasur kërkesën e elektoratit të LDK-së.
“Nëse është në kërkesën e votuesve të LDK-së, unë ndjehem i nderuar t’i hyjë garës për kryetar të LDK-së, përndryshe nuk afrohem më, vetëm nëse është kërkesë e votuesve dhe rugovistave, do ta mendojë seriozisht këtë punë”, tha Haziri.
Ai ka vlerësuar se në procesin e ardhshëm zgjedhor brenda partisë mund të ketë disa kandidatë, duke e lidhur këtë me rrethanat politike dhe zhvillimet e fundit në LDK.
“Besoj që do ketë shumë kandidat potencial, për shkak edhe të rrethanave, dhe për herë të parë nuk ka kaluar presidenti nga zyret e LDK-së, jo për faj të dikujt tjetër, por të vetvetes”, tha Haziri.
“Besoj që do ketë shumë kandidat potencial, për shkak edhe të rrethanave, dhe për herë të parë nuk ka kaluar presidenti nga zyret e LDK-së, jo për faj të dikujt tjetër, por të vetvetes”, tha Haziri.



