
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka përgëzuar zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës, disa ditë pas votimit në Kuvendin e Kosovës.
Në një përgjigje për Klan Kosova, një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten Shiroka-Pula.
“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të bashkëpunojë me Justinа Shiroka Pulën, Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës” – theksohet në përgjigjen e Ambasadës së ShBA-së.
“Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë” – thuhet tutje në përgjigje.



