
Pasuria totale e Justina Shiroka Pulës përfshin tokë në vlerë 120 mijë eurosh, banesë 200 mijë euro, shtëpi 100 mijë euro, shtëpi tjetër 110 mijë euro, shtëpi të përbashkët vlerë 250 mijë euro, shtëpinë e blerë me kredi në Marigona vlerë 130 mijë euro, si dhe tri banesa të tjera në vlera të ndryshme, shkruan VOX.
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka – Pula, ka një pasuri thuajse milionëshe të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Përveç tjerash, ajo ka të deklaruar edhe një shtëpi në lagjen luksoze “Marigona”, për blerjen e së cilës ka deklaruar një kredi të marrë në vitin 2017.

Ajo ka deklaruar edhe 52% të aksioneve në biznesin “DLLL”, nga i cili ka përfitime.
Viti i fundit i deklarimit të pasurisë ishte në vitin 2024, në cilësinë e Anëtares së Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, njëherit edhe si nënkryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.




