Kurti priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it: Biseduan për sigurinë dhe rrugën drejt NATO-s

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, i cili po largohet nga Kosova.

Kurti tha se bashkëpunimi me Ulutaşin gjatë dy mandateve të tij në krye të KFOR-it ka qenë konstruktiv dhe e falënderoi për bashkëpunimin dhe bashkërendimin.

“Në dy mandatet e tij të komandës së KFOR-it, komunikimi me Gjeneralmajor Özkan Ulutaş ka qenë konstruktiv, ndërsa ai largohet nga vendi ynë si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira. Në takimin lamtumirës sot, e falënderova për bashkëpunimin e bashkërendimin”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, në takim është diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, zhvillimet aktuale politike dhe situatën e sigurisë në vend e në rajon.

Kurti tha se kanë biseduar edhe për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, si dhe për bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.