
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot në Prishtinë senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët i cilësoi si “dy miq të çmuar të Kosovës”.
Abdixhiku tha se i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe theksoi nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik mes dy vendeve.
“Në takim theksova nevojën për rikthimin në Dialogun Strategjik me SHBA-në. Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm. Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete”, ka shkruar ai.
Kreu i LDK-së tha se miqësia me Shtetet e Bashkuara është pjesë e identitetit të partisë së tij.
“Ta ruajmë e ta forcojmë këtë miqësi është detyrë e përhershme”, ka theksuar Abdixhiku.


