
LDK-ja do të jetë pjesë e grupit punues rreth gjykimin të ish-krerëve të UÇK në Apelin e Gjykatës Speciale.
Lumiri Abdixhiku, kryetar i LDK, e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë nismë të Qeverisë së Kosovës.
“Po natyrisht, do të marrim pjesë. I kërkova shefes së grupit parlamentar që të propozojë akademik Kujtim Shalën. Nëse akademik, Kujtim Shala nuk mund të marrë pjesë, atëherë me siguri do jetë vetë Jehona Lushaku Sadriu” – tha ai.
“Çdo përpjekje e përbashkët kombëtare është e mirëseardhur, për aq sa nuk i mashtrojmë qytetarët e Kosovës me iniciativa që s’kanë efekt juridik, gjithçka tjetër është e pranueshme” – tha ai.



