“Protestues me bomba”, Zyba i VV-së kërkon hetim nga Prokuroria për Daut Haradinajn

Salih Zyba, deputet i VV, ka komentuar deklaratën e Daut Haradinajt, ish-deputet i AAK, i cili tha se kishte njerëz të armatosur në protestën e 6 tetorit.

Zyba ka kërkuar hapa nga Prokuroria.

Postimi i plotë:

Dauti paska folë kogja qartë, tash është koha e Prokurorisë të gjitha këto informacione që ky i paska pasur dhe ditur t’i trajtojë. Dhe rrëfimi kaq i detajizuar a del të jetë plan i tij apo si?

Ky është deklarimi tij mbrëmë:

“Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.