Paralajmëroi protestë kundër Albin Kurtit, qytetari tërhiqet nga organizimi – përmend Daut Haradinajn dhe Sami Lushtakun

Qytetari me emrin Durim Aliu, që paralajmëroi organizim të protestës më 1 nëntor, është tërhequr nga organizimi.

Në një reagim publik, ai ka treguar arsyen e tërheqjes nga organizimi i protestës, duke përmendur emrat e Daut Haradinaj e Sami Lushtakut, dy politikanë të rëndësishëm në skenën politika kosovare.

“Keni thënë se e ka mbrapa Daut Haradinajn e Sami Lushtakun, në fakt ata më kanë mbrapa mua. Për mua, këto janë nder, por unë qëndroj me emrin dhe bindjet e mia!” – ka shkruar Aliu, ndër të tjera.

Postimi i plotë:

🇽🇰 REAGIM PUBLIK!

Nga roli i organizatorit tërhiqem, jo nga frika, por sepse nuk mund të pranoj që organizimi të shoqërohet me fyerje e sharje ndaj çlirimtarëve tanë. Kjo është arsyeja ime!

Keni thënë se e ka mbrapa Daut Haradinajn e Sami Lushtakun, në fakt ata më kanë mbrapa mua. Për mua, këto janë nder, por unë qëndroj me emrin dhe bindjet e mia!

E ju, zagartë e VV që fshiheni pas ekraneve, lehni sa të doni —Trimërinë time quajeni si të doni, por nuk më frikësoni dhe nuk më përkulni!

Në protestë do të jem ndër të parët!

📢 1 NËNTOR | ORA 12:00

📍 SHESHI SKËNDERBEU, PRISHTINË

🇽🇰 PUSHKA TOP! KOKËN LART!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.