Besnik Tahiri: Koha jonë po vjen, në opozitë do të jemi forcë e ndryshimit

Besnik Tahiri, deputet i AAK-së, ka publikuar një shkrim në Facebook, ku ka folur për mbledhjen që e mbajti dje Aleanca.

Në shkrimin e tij, Tahiri ka vlerësuar se koha e Aleancës po vjen.

Tutje, Tahiri ka theksuar se Aleanca në opozitë do të jetë një forcë e ndryshimit.

Postimi i plotë:

KOHA JONË PO VJEN!

Këtë vikend, Aleanca zhvilloi dy organizime të rëndësishme: një me të rinjtë dhe një me strukturat e partisë, ku ndamë vizionin tonë politik për të ardhmen e Kosovës.

Sot, kur të rinjtë po e shohin largimin nga Kosova si mundësi për një jetë më të mirë, kur pabarazia, arsimi i dobët dhe partizimi i institucioneve po e dëmtojnë besimin e qytetarëve, Kosova ka nevojë për ndryshim të vërtetë.

Aleanca ka hartuar platformën e saj politike, të ndërtuar mbi tri prioritete të qarta: siguri, reforma të thella në ekonomi dhe drejtësi dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe zhvillimit, duke krijuar kushte që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

Në opozitë, do të jemi zëri kritik, adresë e qytetarëve dhe forcë e ndryshimit. Në Kuvend, misioni ynë do të jetë të angazhohemi për një Kosovë me më shumë mundësi, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për brezat e rinj.

Faleminderit të gjithë të rinjve, aktivistëve dhe strukturave të Aleancës për angazhimin dhe besimin!

KOHA JONË PO VJEN!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.