“Unë Kosovën e kam çliruar” – Osman Osmani kishte rrëfyer se çfarë i kishte thënë Bill Clinton

Veprimtari shqiptaro-amerikan Osman Osmani kishte rrëfyer se si ishte bërë papritur fqinj me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe çfarë i kishte thënë ky i fundit pasi kishte mësuar se ai ishte shqiptar.

Në një bisedë në podcastin “PIKË”, më 22 qershor 2025, Osmani kishte treguar se Clintoni e kishte vizituar disa herë në shtëpinë e tij, pasi kishte blerë një shtëpi në afërsi.

“Fati… nuk di si me thanë. Bill Clinton më ka ardhur disa herë në shtëpi. U bëmë komshinj. Bleu shtëpi afër ku unë jetoj dhe erdhi vetë të më takojë”, kishte rrëfyer Osmani.

Sipas tij, takimi ishte shoqëruar me një bisedë të ngrohtë, gjatë së cilës Clintoni i kishte përmendur rolin e tij në çlirimin e Kosovës dhe kthimin e refugjatëve.

“Unë Kosovën e kam çliruar – unë i kam kthyer kosovarët në shtëpi”, i kishte thënë Clintoni, sipas rrëfimit të Osmanit.

Ky rrëfim është rikthyer në vëmendje pas vdekjes së Osman Osmanit, për të cilin Bill dhe Hillary Clinton kanë shprehur ngushëllime, duke e kujtuar si mikun dhe fqinjin e tyre të dashur.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.