
Gazetarja dhe aktivistja Zana Avdiu ka reaguar pasi PDK-ja i kërkoi presidentes Justina Shiroka-Pula që ta kthente në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Avdiu ka thënë se, pas paralajmërimeve për përshkallëzim të protestës, PDK-ja tani po e pranon se ligji nuk i prodhon efektet që u ishin premtuar qytetarëve.
“Pra, pas krejt atyne kërcënimeve me bomba, me kallë shtetin e çka jo tjetër, tash edhe vetë po e pranojnë që ligji nuk i ka efektet që i kishin premtu”, ka shkruar ajo.
Ajo ka kujtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti në Kuvend, i cili u kishte kërkuar deputetëve të mos nguteshin me miratimin e ligjit.
“Albin Kurti ua tha në Kuvend: ‘Mos u ngutni me bo një ligj shkel e shko’. Nuk e dëgjuan. Tash po kërkojnë me e kthy ligjin, me e bo kadale-dalë”, ka shkruar Avdiu.
“Edhe një herë, PDK-së i doli keq që nuk e dëgjoi Albin Kurtin me kohë”, ka përfunduar ajo.



