
Bekim Haxhiu, ish-deputet i PDK-së, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së PDK-së për rikthimin nga Presidenca të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e krejt Kryesisë së PDK-së.
Postimi i plotë:
Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00.
Këshilli Drejtues duhet të mblidhet brenda 48 orëve dhe të caktojë një kryesi të provizore, me mandat të qartë për ta udhëhequr partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Me UÇK-në, me fatin e krerëve të UÇK-së dhe me të ardhmen e Kosovës nuk mund të luhet për interesa politike, këtu nuk e tolerojmë askënd.
Këto janë çështje që prekin themelet e lirisë, sakrificën e popullit tonë dhe dinjitetin e shtetit tonë.
Kërkesa është e qartë, dorëheqje sonte, mbledhje e Këshillit Drejtues brenda 48 orëve.
Është koha për përgjegjësi dhe vendime konkrete.
Me UÇK-në, me çlirimtarët.
UÇK-ja është krenaria jonë.
Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!



