
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në lidhje me kërkesën e PDK-së për kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend.
Bajqinovci ka shtruar një pyetje rreth deklaratave për “bomba”.
Tutje, ai ka vlerësuar se qytetarët “meritojnë një shpjegim”.
Postimi i plotë:
E tash, qysh me ia ba me ato deklaratat e forta për bomba dhe fjalët se “deputetët nuk dalin të gjallë pa e votuar ligjin”?
Ku janë sot ata që ushtronin presion të madh publik mbi Qeverinë dhe deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!?
Na thoshit: “Votojeni ligjin, se ndryshe s’bën!”
Ne e votuam!
PDK-ja, paska kërkuar që ligji për Gjykatën Speciale të kthehet sërish në Kuvend, pas gjithë atyre deklaratave, reagimeve dhe protestave?
A vlejnë të njëjtat kritere edhe për PDK-në, apo kërkesat dhe presioni publik vlejnë vetëm kur bëhet fjalë për deputetët e VV-së?
Ku mbetën ultimatumet dhe ku mbetën zërat që kërkonin votimin me çdo kusht?
Qytetarët meritojnë një shpjegim!



