
Papa Leo XIV ka dorëzuar votën e tij përmes postës për zgjedhjet e ndërmjetme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka raportuar CNN.
Me këtë veprim, ai është bërë papa i parë që voton në një proces zgjedhor amerikan dhe, sipas raportimit, me shumë gjasë edhe i pari që merr pjesë në një palë zgjedhje demokratike laike.
Leo XIV, i lindur në Çikago me emrin Robert Francis Prevost, është shtetas amerikan dhe e ka ushtruar të drejtën e votës përmes fletëvotimit postar.
Pjesëmarrja e tij në zgjedhje përbën një rast historik, pasi papët tradicionalisht kanë qëndruar jashtë proceseve zgjedhore kombëtare.



