
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në lidhje me protestat në Shqipëri kundër Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë.
Kurti ka vlerësuar se Shqipërinë e “duam gjithmonë dhe pavarësisht rrethanave”, shkruan Gazeta Politika.
Tutje, Kurti treguar se zhvillimet në Shqipëri i përcjell me “shqetësim, kujdes” dhe me “dashuri”.
Duke folur për nevojën e zhvillimit të Shqipërisë, Kurti ka vlerësuar se duhet të ndërtohet “qeverisje që nuk i përkulet oligarkisë”.
“Unë kam parë me habi zëra të ndryshëm që janë përpjekur të ia faturojnë edhe Vetëvendosjes këto protesta që zhvillohen në Shqipëri. Por…ne sot jemi forcë qeverisëse dhe nuk jemi forcë protestuese. Edhe kur kemi qenë forcë protestuese, protestave u kemi dalë në ballë vet dhe kurrë nuk kemi ndenjur anonim. Nuk e kemi vlerësuar kurrë si të denjë taktikën “e hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës” dhe u kemi ndenjur larg instrumentalizimeve. As nuk kemi pranuar të na instrumentalizojë dikush tjetër, por as nuk kemi instrumentalizuar të tjerë. Ne jemi të kryes së Qeverisë së Kosovës dhe Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë rivale e motres së saj. Ne gëzohemi për avancimet e Shqipërisë drejt BE-së” – tha Kurti, transmeton Gazeta Politika.



