
Zana Avdiu, analiste dhe aktiviste feministe, ka komentuar kritikën e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, rreth edukimit të djemve si “dominues” dhe vajzave si “të dëgjueshme”.
Duket se Avdiut i ka pëlqyer fjalimi, pasi ka vlerësuar se i vjen mirë që nuk është më i vetmi zë që flet për këto norma sunduese shoqërore.
“Albin Kurti paska thane: mos i mesoni vajzat te jene te degjueshme e te durueshme, ndersa djemte dominues.
Ja pra, krejt ky eshte problemi i kesaj shoqnie. Qe djemte rriten si dhunues, e vajzat te nenshtruara.
Eshte mire kur nje kryeminister e thote kete. Me vjen mire qe nuk jam ma i vetmi za, qe flas e perplasna me tane dynjane per te drejtat e grave e te vajzave, dhe qe mundohet me ua sqaru bazen e problemit” – ka shkruar Avdiu.



