Zgjedhjet për kryetar të VV-së, Haxhiu mbështet Kurtin: Nuk ka asnjë arsye për ndryshim

Lëvizja Vetëvendosje është në vit zgjedhor brenda partisë.

Në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, foli edhe për zgjedhjet e brendshme në VV, shkruan Gazeta Politika.

Tashmë Kurtit, i cili ende nuk e ka shpallur kandidaturën për kryetar të VV-së, i ka ardhur një përkrahje publike.

Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ka vlerësuar se nuk sheh asnjë arsye për ndryshim të kryetarit, duke shtuar se Kurti “ka mbështetjen më të madhe qytetare”.

“Ju e dini që kryetari i VV-së ka përkrahjen më të madhe qytetarë në disa palë zgjedhjesh. Prandaj, unë nuk shoh asnjë arsye që VV-ja të bëjë dicka në këtë drejtim, duke pasur parasysh se është personi më i votuar në histori të Kosovës” – tha Haxhiu para mediave, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.