
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka shkruar një status, ku ka pasur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, ndonëse nu kia përmendi emrin.
Duke kritikuar refuzimin e Kurtit, kryeministër i Kosovës, për t’u intervistuar në zyret e Prokurorisë Speciale, Musliu ka shtruar një pyetje.
“Pse të mos trimërohen kriminelët në Kosovë, kur nga vetë kreu i shtetit u krijohet bindja se përballja me drejtësinë është çështje zgjedhjeje dhe jo detyrim ligjor?
Kur kryeministri i vendit, për muaj të tërë, nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për intervistim, çfarë mesazhi u dërgohet qytetarëve dhe çfarë shembulli u jepet atyre që duhet të japin llogari para ligjit?
Sundimi i ligjit fillon nga ata që qeverisin. Askush nuk duhet të jetë mbi drejtësinë!” – ka shkruar Musliu.



