Tahiri kritikon fjalimin e Kurtin në VV: Hajgare! Me këtë qeveri, Kosova duhet ta fshijë integrimin në BE

Besnik Tahiri, deputet i AAK-së, ka kritikuar fjalimin e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Tahiri ka vlerësuar se me këtë qeveri, Kosova duhet ta fshijë integrimin në BE.

Postimi i plotë:

Po e degjoj në Këshillin Drejtues të VV-së, kryeministrin duke folur për integrimin e vendit në BE, hajgare!! Për këdo që ka njohuri minimale për procesin e integrimit evropian, nuk mund të ketë ndonjë hap përpara në asnjë proces, për aq kohë sa Raporti i Komisionit Evropian, nga viti në vit, e vlerëson negativisht progresin e vendit.

Kjo vlen edhe për aplikimin për statusin e vendit kandidat, të paraqitur nga kjo qeveri para BE-së, i cili jo vetëm që nuk ka marrë rrjedhë, por as që pritet të marrë.

Nëse vlerësimet e përvitshme të Komisionit Evropian do të ishin pozitive, heshtja e BE-së do të mund të interpretohej si kalkulim politik. Por, kur vlerësimi është katastrofal, kemi të bëjmë me një qëndrim të tërthortë refuzues ndaj kësaj objektive shtetërore.

Nuk mund të kërkosh anëtarësim në një klub, ndërkohë që çdo vit dështon të përmbushësh kriteret e tij. Kjo nuk është më thjesht ngecje e procesit, por është dështim i politikës shtetërore të integrimit. Në këto rrethana, integrimi evropian rrezikon të mbetet vetëm një slogan politik, ndërsa anëtarësimi në BE një objektiv i braktisur në praktikë.

Shkurt, me këtë qeveri, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.