Janjiq për qeverinë e re në Serbi: Dialogu me Kosovën s’do të jetë urgjent

Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka vlerësuarse rifillimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nuk do të jetë ndër prioritetet më urgjente të qeverisë së re në Serbi, shkruan KOHA.

Megjithatë, ai ka thënë se pret që procesi të bëhet më transparent dhe të përfshijë çështje konkrete, si vetëmenaxhimi i komunitetit serb, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, prona, pensionet dhe sigurimet shëndetësore e sociale.

“Rifillimi i dialogut të ngecur për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, objektivisht, nuk është ndër prioritetet më urgjente. Do të pasojë një periudhë gjatë së cilës pushteti i ri do të njihet me detyrimet që autoritetet e Serbisë kanë marrë përsipër gjatë dialogut të deritanishëm. Më pas, opinioni publik në Serbi do të informohet për këto detyrime. Pa dyshim, si në vetë Serbinë, ashtu edhe në këtë dialog, do të vendoset parimi i transparencës dhe i përfshirjes aktive të publikut, përfshirë edhe pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë.  Është paraqitur gjithashtu nevoja për të sqaruar mosrespektimin e deritanishëm të tekstit dhe frymës së Kapitullit 5 të marrëveshjes për përfshirjen e Serbisë në Bashkimin Evropian. Pres që kjo çështje të zgjidhet si një parakusht përpara rifillimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve”, ka deklaruar Janjiq në një intervistë për KDP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.