
Protesta para Qeverisë së Kosovës tashmë ka përfunduar.
Në protestë morën pjesë një grusht njerëzish, të cilët ia kërkuan dorëheqjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Albin Out” – ishte një nga parullat që u pa në këtë protestë të vogël.
Përkundër se ishte protestë e vogël për nga pjesëmarrja e njerëzve, organizatori Durim Aliu e lëshoi një paralajërim të madh.
“Kemi me mbushë sheshin me qytetarë, që kemi me dridhë edhe Qeverinë. Albin fundi të ka ardh” – tha Aliu.
Tutje, Aliu ka paralajmëruar protestë të radhës për të martën në ora 16:00.



