
Naim Zhitia, vëllai i Afrim Zhitisë, dëshmor i kombit, ka folur në lidhje me akivitetin gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta.
Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Zhitia ka pasur një vlerësim pozitiv për Ibrahim Rugovën.
Sipas Zhitisë, Rugova nuk e ka penguar as luftën, as LPK-në.
“Ibrahim Rugova e ka pasur një qëndrim politik, i cili e ka pasur atë qëndrimin e evt dhe nuk mendoj që ai ka dëmtu për luftë kërkan, për me luftu kërkan, nuk e ka penguar luftën, nuk e ka penguar Lëvizjen Popullore” – tha Zhitia, transmeton Gazeta Politika.



