
Analisti Agon Maliqi ka reaguar me ironi ndaj raportimeve për sulme masive kibernetike ndaj supermarketeve në shtatë shtete evropiane.
Sipas Maliqit, hakerët dyshohet se kanë marrë nën kontroll sistemet e frigoriferëve dhe ua kanë rritur temperaturat, me qëllim prishjen e produkteve ushqimore.
“Shtatë shtete evropiane sot raportuan sulme masive kibernetike ndaj supermarketeve, teksa hakerët, me shumë gjasë rusë, morën nën kontroll frigoriferët dhe ua rritën temperaturat për t’i prishur ushqimet”, ka shkruar Maliqi.
Ai e ka ndërlidhur këtë rast me skandalet e fundit të sigurisë ushqimore në Kosovë, duke ironizuar me mishin e skaduar me origjinë nga Brazili.
“Ka gjetë Rusia eurokrema evropianë me sulmu. Neve konsumatorëve të imunizuar të mishit të skaduar brazilian një sulm i tillë nuk do të na linte shenjë”, ka shkruar Maliqi.



