Janjiq: Radoiçiqi më i fuqishëm se Vuçiqi, Banjska ishte aksion i përgjuar

Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi është më i fuqishëm se presidenti në ikje i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa ka kërkuar që roli i tij në sulmin e armatosur në Banjskë të hetohet përmes bashkëpunimit ndërmjet prokurorive të Kosovës dhe Serbisë. Sulmin në Banjskë e ka quajtur “aksion të përgjuar”. 

Në një bashkëbisedim në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi, Janjiq ka thënë se çështja e Radoiçiqit mund të jetë një prej temave të para që do të hapen në raportet ndërmjet Kosovës dhe pushtetit të ri në Serbi.

“Ka kohë që kam thënë se Radoiçiqi është më i fuqishëm se Vuçiqi”, u shpreh Janjiq, duke shtuar se kjo është një çështje më komplekse që kërkon shpjegim të mëtejshëm.

Duke folur për sulmin në Banjskë, më 24 shtator 2023, Janjiq përsëriti pretendimin e tij se bëhej fjalë për një aksion të përgjuar, i cili, sipas tij, nuk ishte planifikuar të mbaronte siç mbaroi. Ai ka thënë se hetimi duhet të zbulojë se kush e kishte përgjuar aksionin dhe në çfarë momenti kishte ndodhur kjo.

“Për Banjskën pohoj dhe përsëris se ka qenë aksion i përgjuar, se nuk ishte planifikuar të mbaronte, dhe hetimi duhet të tregojë se kush dhe kur e përgjoi”, deklaroi Janjiq.

Sipas tij, është e rëndësishme që për këtë rast të ketë bashkëpunim ndërmjet organeve hetimore të të dyja vendeve.

Janjiqi vlerësoi se roli i Radoiçiqit në Banjskë duhet të shqyrtohet më gjerësisht, duke përfshirë edhe lidhjet e tij me persona me ndikim dhe strukturat e ndryshme.

Ai përmendi gjithashtu nevojën që gjykata të shqyrtojë rolin e ushtrisë serbe në atë sulm, përfshirë pretendimet për vënien në dispozicion të kampeve për struktura të caktuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.