Daut Haradinaj u bën thirrje krerëve të shtetit: Vizitojeni Jakup Krasniqin, është obligim moral

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit te familja e tij në Kosovë.

Haradinaj u ka bërë thirrje publike presidentes së Kosovës, kryeministrit, kryetares së Kuvendit dhe ministres së Drejtësisë që ta vizitojnë Krasniqin dhe t’i ofrojnë mbështetje morale.

“Është obligim moral, t’i japin moral. Prandaj, thirrja publike është: Shkoni, vizitojeni këtë burrë, që është një prej njerëzve kryesorë në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, që është dënuar me 25 vjet burgim për një vepër për të cilën as vetë nuk po e kuptojnë ata që e kanë shqiptuar”, ka thënë Haradinaj.

Ai e ka përshkruar Krasniqin si njeri të ndershëm dhe patriot, duke kujtuar vitet e kaluara prej tij në burgje.

“Një njeri i ndershëm, një patriot, i moshuar, që e ka pothuajse një të tretën e shekullit nëpër burgje”, ka deklaruar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.