Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës, pretendon keqpërdorim të 2.2 milionë eurove të BERZH-it

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe siç tha – bashkëpunëtorëve të tij.

Kallëzimi penal ka të bëjë me siç ka konstatuar Zyra Kombëtare e Auditimit, keqpërdorimin e 2.2 milionë eurove të mjeteve buxhetore të një projekti me BERZH-in, shkruan KOHA.

Projekti ishte 5 milionë euro kredi i nënshkruar nga Ministria e Financave me BERZH-in, mjete të cilat kanë qenë në shfrytëzim nga Komuna e Prishtinës për investime në renovim, ngrohje të shkollave, çerdheve dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare.

Sipas raportit të Zyrës së Auditimit, janë kryer pagesa në vlerë 2.2 milionë euro për punë që nuk kishin të bëjnë me projektin pas marrëveshjes.

“Sot kemi dorëzuar kallëzim penal në prokurori ndaj Përparim Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në Komunën e Prishtinës, në lidhje me keqpërdorimin 2.2 milionë eurove mjete buxhetore, siç është konstatuar edhe nga auditimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit. Veprimet e dyshuara që kanë rezultuar me keqpërdorim të 2.2 milione eurove janë: keqpërdorimi i detyrës zyrtare, falsifikimi i dokumentit zyrtar, mashtrimi, dhe përdorimi i paautorizuar i pasurisë”, thuhet në postimin e Muratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.