
Analisti Valon Syla ka shkaktuar reagime pas deklaratave të tij në emisionin “Pressing” për vrasjet e ndodhura gjatë luftës dhe pas saj, shkruan Gazeta Politika.
Duke kritikuar, sipas tij, përdorimin politik të viktimave, Syla ka thënë se kjo temë nuk duhet të mbizotërojë në debatet për zgjedhjet e vitit 2027.
“Respekt për viktimat, por u bë boll më. Nuk është kjo temë më për vitin 2027. Janë vrarë këta e ata. Më shumë janë vrarë veteranë të UÇK-së gjatë luftës dhe pas luftës, janë vrarë edhe të LDK-së. Ata janë vrarë si kosovarë, nuk janë vrarë si LDK”, ka deklaruar Syla.
Ai ka pretenduar gjithashtu se disa persona kishin qenë pjesë e UDB-së dhe më pas ishin fshehur pas LDK-së.
Këto deklarata kanë nxitur reagime, pasi janë bërë në kohën kur po shënohej përvjetori i vrasjes së Xhemail Mustafës, njërit prej bashkëpunëtorëve më të afërt të presidentit historik Ibrahim Rugova.



