Haxhiu paralajmëron deputetët: S’do lejojë gjuhë seksiste në Kuvend, le të më quajnë arrogante

Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ka folur në lidhje me gjuhën seksiste dhe debatet në Kuvend.

Ajo është shprehur e vendosur se nuk do të lejojë gjuhë seksiste në Kuvend sa të është në krye të këtij institucioni.

“Për sa kohë e drejtoj Kuvendin nuk do të lejoj që gjuha seksiste të trajtohet si pjesë e zakonshme e debatit parlamentar. Le të më quajnë arrogante, le të më quajnë e ashpër, unë do të ndërhyj ndaj fyerjeve dhe poshtërimeve mbi baza gjinore, pa dallim partie. Për të gjitha partitë politike do të vlejë njësoj. Gjithashtu do të angazhohem që Kodi i Etikës të përcaktojë qartë përgjegjësinë dhe pasojat për sjelljet e tilla” – ka vlerësuar Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.