
Ka nisur protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë. Protesta mbahet në kuadër të “16 Ditëve të aktivizimit kundër dhunës me baza gjinore”.
“Femicidi është urgjencë kombëtare” e “Kush ua fshin gjakun nga duart” janë disa nga pankartat që i kanë mbajtur protestuesit në sheshin “Zahir Pajaziti”, shkruan KOHA.
Protesta është organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK).



