Çitaku: E kemi draftin e Ligjit të ri të Speciales, synojmë ta miratojmë në dhjetor

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media, ka bërë të ditur se para dy ditësh e kanë pranuar draftin e iniciativës së re ligjore për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Çitaku ka thënë se këtë draft ua ka prezantuar edhe Grupit Strategjik për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë një mbledhjeje të cilën e kanë mbajtur gjatë ditë së djeshme.

“Para dy ditësh kam pranuar draftin e iniciativës së re ligjore për Dhomat e Specializuara të hartuar dhe harmonizuar nga ekspertë juridikë. Dje në mbledhjen e radhës të Grupit Strategjik ua kam prezantuar këtë draft të gjithë anëtarëve të grupit. Qëllimi i inicativës tonë mbetet i pandryshuar, të garantojmë një proces të drejtë gjyqësor, respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe mekanizma të mirëfilltë, me mbikqyrje insititucionale duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit. Në asnjë moment nuk kemi synuar t’i ikim drejtësisë apo ta pengojmë atë. Përkundrazi, kërkojmë që drejtësia të ushtrohet në përputhje me parimet mbi të cilat ajo vetë është ndërtuar”, ka thënë Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.