Studentët në Shqipëri themelojnë parti politike

Një grup studentësh në Shqipëri ka njoftuar për themelimin e një partie politike me emrin “Të bashkuar për Shqipërinë”.

Në një deklaratë për media, nismëtarët kanë thënë se në këtë parti janë bashkuar të rinj, atdhetarë e profesionistë.

“Ne, një grup studentësh, të bashkuar me të rinjtë, atdhetarët dhe profesionistët, deklarojmë sot me zë dhe figurë krijimin e partisë ‘Të Bashkuar për Shqipërinë’. Për 180 ditë, mijëra të rinj, prindër dhe qytetarë kanë treguar që Shqipëria nuk është e lodhur. Ky zë u përket të gjithëve atyre që iu bashkuan protestave për Shqipërinë. Partia do t’u ofrojë atyre një rrugë kushtetuese drejt shtetit të së drejtës. Duam të bashkojmë zërat e shqiptarëve për një Shqipëri të bashkuar”, citohen të kenë thënë ata, sipas mediave në Shqipëri.

Studentët tash e sa muaj kanë protestuar vazhdimisht në Shqipëri. Protestat u nisën kundër një projekti në Zvërnec e u masivizuan me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Javëve të fundit situata është më e qetë, pas disa ditësh tensionesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.