Në prag të 28 Nëntorit, takohen presidentja e Kosovës dhe presidenti i Shqipërisë

Presidentja e Kosovës Justina Shiroka – Pula ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Takimi është zhvilluar në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni që po mbahet në Ohër. 

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Shiroka – Pula thuhet se në takim është diskutuar edhe  për orientimin strategjik të të dyja vendeve. 

“Presidentja Shiroka Pula theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian mbeten ndër prioritetet kryesore të vendit. Në këtë drejtim, ajo vlerësoi përvojën e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe përparimin e saj në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit më të ngushtë, si dhe të shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Shiroka-Pula ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria kanë lidhje të veçanta, të rrënjosura në histori, gjuhë, kulturë dhe ndjenjën e përkatësisë së përbashkët. Ajo thuhet se ka nënvizuar se “nuk ka asgjë që i ndan dy shtetet, të cilat janë një zemër, një mendje dhe një komb, të bashkuara nga e njëjta frymë në të dy anët e kufirit”.

Ajo thuhet se ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe theksoi se forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është përgjegjësi e përbashkët, që sipas saj, duhet të udhëhiqet nga afërsia dhe vullneti për të ndërtuar së bashku të ardhmen.

“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi se marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të vazhdojnë të përkthehen në bashkëpunim konkret në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Ajo theksoi se Shqipëria është vendi me të cilin Kosova ka nënshkruar numrin më të madh të marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit, një pjesë e konsiderueshme e të cilave tashmë po zbatohen”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.