FSK-ja shënon Ditën e Forcës, hap kazermat për qytetarët dhe ekspozon pajisjet e armatimin

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka prezantuar para qytetarëve armatimin, pajisjet dhe kapacitetet që posedon, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Forcës, raporton Ekonomia Online.

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, qytetarët dhe një numër i madh nxënësish kanë pasur mundësi të shohin nga afër pajisjet dhe mjetet ushtarake të FSK-së, si dhe të njihen me punën dhe aktivitetet e pjesëtarëve të saj.

Aktiviteti “Dita e Hapur” po mbahet në të gjitha kazermat e FSK-së në vend, në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.

Ceremonia zyrtare qendrore e shënimit të Ditës së Forcës pritet të mbahet në orën 11:00, në Kazermën “Adem Jashari”, në prani të udhëheqësve të lartë shtetërorë dhe mysafirëve të ftuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.