Vlora Çitaku akuzon Kurtin për abuzim me taksat e qytetarëve pas ndarjes së 100 eurove për studentët

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së e ka quajtur shpërndarjen e mjeteve financiare për studentët “manipulim elektoral” dhe “shenjë paniku” të kreut të VV-së.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për t’u ndarë nga 100 euro studentëve.

banner

Përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka publikuar mesazhin që Kurti u ka dërguar studentëve, duke e cilësuar këtë veprim si “abuzim me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për qëllime elektorale”.

Ajo ka theksuar se ky vendim, i marrë vetëm tri ditë para zgjedhjeve, tregon panikun e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje. “Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale të Kryetarit të LVV. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtëuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët. Ky nuk është as kujdes social, as mbështetje për rininë. Është mashtrim. Është manipulim. Është papërgjegjësi. Dhe mbi të gjitha, është panik”, ka shkruar Çitaku.

Sipas saj, ndarja e mjeteve financiare në prag të zgjedhjeve nuk është ndihmë reale për studentët, por përpjekje për të fituar mbështetje politike përmes fondeve publike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.