
Si pothuajse çdo ditë tjetër, Halil Matoshi e Blerim Gashi, që të dy analistë të përhershëm në Kanal 10, kanë nxjerrur “shpatën diskursive” ndaj njëri-tjetrit. “Shpata” e tyre ishte goxha vringëlluese.
Madje, decibelët e zërit shkuan herë-herë aq lartë, sa autori i këtij shkrimi u detyrua të ndalonte zërin e altorparlantëve, në mënyrë që të ruajë shëndetin e veshëve të tij.
Sidoqoftë, përtej zërave këmbues, çka i shtyri Matoshin e Gashin të përplaseshin edhe një herë?
Ishte një temë jashtë-kosovare. Ngapak edhe ideologjike. Tema e diskutuar nga Matoshi e Gashi ishin zgjedhjet në Nju Jork, ku ngadhënjeu Zohran Mamdani, i vetëdeklaruar si socialist demokrat, shkruan Gazeta Politika.
Më saktë, nuk ishte emri i përveçëm i Mamdanit shkaku i përplasjes, por skizma debatore u qëndërzua rreth përkufizimit ideologjik që Matoshi ia bëri Mamdanit si i “kuq”, një sinonim për komunist.
Këtu ndërhyri Gashi për të sqaruar pikëpamjet ideologjike dhe dallimet mes socialdemokracisë e komunizmit.
Gjatë fjalës së Gashit, ndërhyri Matoshi, duke ia ndaluar që t’ia përmendte emrin.
E pastaj, u krijua kakofoni e madhe, e cila e vështirësoi transkriptimin e debatit, transmeton Gazeta Politika.
Prandaj, më poshtë e gjeni videon e plotë të debatit në Kanal 10:



